Zgjedhjet parlamentare 2023

Zgjedhjet parlamentare mbahen në çdo katër vjet. Në zgjedhje qytetarët e Finlandës zgjedhin 200 deputetë në parlament për të vendosur për çështjet tona të përbashkëta. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 mbahen të dielën më 2.4.2023. Votimi paraprak në Finlandë është më 22.-28.3.2023 ndërsa jashtë vendit më 22.-25.3.2023.

DETYRA E PARLAMENTIT

Detyra më e rëndësishme e parlamentit është që të vë ligjet, në bazë të të cilave funksionon shoqëria. Detyrë tjetër e rëndësishme e parlamentit është që të vendosë për buxhetin e shtetit. Në buxhet caktohet se, nga i merr paratë shteti dhe për çka përdoren ato para. Parlamenti gjithashtu mbikëqyrë përdorimin e parave të shtetit Parlamenti zgjedhë kryeministrin e qeverisë së shtetit dhe mbikëqyrë punën e qeverisë. Pos këtyre parlamenti vendosë, se cili është mendimi i Finlandës rreth shumë çështjeve të Bashkimit Europian.

Kush ka të drejtë të votojë?

Ti mund të votosh në zgjedhjet parlamentare, nëse:

  • je shtetas/e i/e Finlandës; dhe ke mbushur 18 vjet jo më vonë se 2.4.2023.

    Lajmërimi për të drejtën e votimit vjen në shtëpi

    Nëse ti ke të drejtë votimi, për atë të vjen një letër në shtëpi. Në letër është lajmërimi për të drejtën e votimit, në të cilin janë të dhënat për vendvotimin tënd në ditën e zgjedhjeve. Aty janë gjithashtu të dhënat mbi vendet e votimit paraprak.

    Kë mund ta votosh?

    Finlanda është e ndarë në 13 qarqe zgjedhore. Secili qark zgjedhor ka kandidatët e vet. Mund ta votosh personin, që është kandidat në zgjedhjet parlamentare në qarkun tënd zgjedhor. Qarku yt zgjedhor tregohet në lajmërimin për të drejtë votimi. Secili kandidat ka numrin e vet të kandidatit. Numrat e kandidatëve të qarkut tënd zgjedhor shihen ndër të tjerash edhe në vendvotime. Informacione mbi kandidatët mund të marrësh për shembull nga gazetat, televizioni dhe nga interneti.

    Votimi në shtëpi

    Nëse je invalid i rëndë ose je i sëmurë kohë të gjatë, mund të votosh paraprakisht në shtëpi. Ti duhet të lajmërohesh për votim në shtëpi deri më 21.3.2023 pranë komisionit qendror zgjedhor në komunën tënde. Numri i telefonit të komisionit gjendet në lajmërimin për të drejtë vote. Rreth votimit në shtëpi mund të marrësh informacione shtesë nga komisioni zgjedhor.

    Kështu votohet paraprakisht

    Në zgjedhjet parlamentare mund të votosh paraprakisht në cilindo vendvotim të votimit paraprak në Finlandë ose në botën e jashtme.

    Kur të shkosh për të votuar merr me vete një dokument identifikimi për shembull pasaportën, letërnjoftimin ose patentën e shoferit.

    1. Tregoja dokumentin e identifikimit anëtarit të komisionit. Anëtari i komisionit e kontrollon atë dhe të jep ty fletëvotimin.

    2. Shko në kabinë të votimit. Në fletëvotim shkruaj qartë numrin e atij kandidati, të cilin e voton. Mos shkruaj asgjë tjetër në fletëvotim.

    3. Palos fletëvotimin nga mesi.

    4. Kthehu te anëtari i komisionit zgjedhor. Ai/ajo e vulosë fletëvotimin dhe të jep ty një zarf votimi me ngjyrë kafe. Fut fletëvotimin në zarf dhe mbyll zarfin me ngjitës.

    5. Anëtari i komisionit zgjedhor të udhëzon për të nënshkruar formularin. Me anë të nënshkrimit ti garanton se e ke plotësuar vet fletëvotimin, ke marrë vulën në të dhe e ke mbyllur atë në zarf.

    6. Në fund, anëtari i komisionit i mbyll zarfin e votimit dhe formularin në një zarf dërgues me ngjyrë të verdhë.

    Pasi të kesh votuar, mund të largohesh nga vendvotimi.

    Kështu votohet në ditën e zgjedhjeve

    Ditën zgjedhjeve më 2.4.2023 vendvotimet janë hapur nga ora 9–20. Shiko në kartën e lajmërimit ku gjendet vendvotimi yt. Mund të votosh vetëm në atë vendvotim, që shkruan në lajmërimin për të drejtën e votimit. Kur të shkosh për të votuar merr me vete një dokument identifikimi, për shembull pasaportën, letërnjoftimin ose patentën e shoferit.

    1. Tregoja dokumentin e identifikimit anëtarit të komisionit. Anëtari i komisionit e kontrollon atë dhe të jep ty fletëvotimin.

    2. Shko në kabinë të votimit. Në fletëvotim shkruaj qartë numrin e atij kandidati, të cilin e voton. Mos shkruaj asgjë tjetër në fletëvotim.

    3. Palos fletëvotimin nga mesi.

    4. Kthehu te anëtari i komisionit zgjedhor. Ai/ajo e vulosë fletëvotimin.

    5. Hedh fletëvotimin në kutinë e votimit.

    Pasi të kesh votuar, mund të largohesh nga vendvotimi.

    Kush mund të të ndihmojë?

    Anëtarët e komisionit zgjedhor të këshillojnë në vendvotim gjatë votimit paraprak dhe në ditën e zgjedhjeve.

    Në vendvotim ka gjithashtu edhe asistent të votimit. Mund ta lusësh atë që të vijë me ty në kabinën e votimit nëse nuk ia del vet që të plotësosh fletëvotimin.

    Si asistent i votimit mund të veprojë edhe ndonjë person i zgjedhur nga ti, për shembull ndonjë familjar ose i afërm i yti. Mirëpo asistent nuk ka të drejtë të jetë kandidati ose ndonjë i afërm i tij. Asistenti i votimit nuk guxon t’i tregojë askujt se kë e ke votuar.

    Sekreti zgjedhor

    Secili vendosë vet se a do të votojë dhe kë do ta votojë.

    Sekreti zgjedhor nënkupton edhe atë, që ti nuk ke nevojë t’i tregosh askujt se kë e voton.

    Voto në zgjedhjet parlamentare!

    Në këtë broshurë tregohet në gjuhë të qartë, rreth votimit dhe rreth zgjedhjeve parlamentare 2023.

    Informacione shtesë rreth votimit: vaalit.fi dhe selkokeskus.fi

  • VOTIMI PARAPRAK. SI TË VOTOHET

    VOTIMI NË DITËN E ZGJEDHJEVE